ShBA/ Të mërkurën, djali i madh i një mafiozi të vrarë dëshmoi kundër vëllait të tij më të vogël – i cili akuzohet për orkestrimin dhe vrasjen e babait të tyre në vitin 2018, transmeton Fol Drejt.
Sipas NYP, “delja e zezë”, Anthony Zottola, 44 vjeçar, dyshohet se rekrutoi gjithashtu anëtarët e bandës Bloods edhe për vrasjen e vëllait të tij më të madh Salvatore Zottola, 45 vjeç, i cili i shpëtoi atentatit, për të përshkruar me detaje rrëqethëse se si u qëllua në mënyrë të përsëritur jashtë kompleksit rezidencial të familjes së tyre, buzë detit në The Bronx.
Salvatore tha se arriti numërimin pas goditjes së pestë, por besonte se mund të ishte goditur nga shtatë fishekë gjatë atentatit të 11 korrikut 2018.
Madje, një plumb, sipas dëshmisë së tij “ia kulloti edhe kokën”, por për mrekulli nuk i depërtoi në kafkë.
“Ishte sikur të fiken dritat,” u tha Salvatore jurisë në gjykatën federale të Bruklinit.
Incidenti ndodhi më pak se tre muaj para vrasjes së patriarkut të familjes Sylvester “Sally Daz” Zottola, të qëllohej për vdekje, teksa priste për një filxhan kafeje në dritaren e restorantit të McDonald’s në Bronx.
Sulmi ndaj Salvatore u regjistrua në videon e kamerave të mbikëqyrjes që tregoi se ai u qëllua me të shtëna nga vetura që ndodhej afër rezidencës, ndërsa ai po dilte nga një furgon.
Salvatore u përpoq të zvarritej pas minifugonit, ndjekësit i erdhën qark me veturë, duke qëlluar vazhdimisht.
Prokurorët nuk e shfaqën videon gjatë dëshmisë së drejtpërdrejtë të Salvatores, e cila përfundoi të mërkurën vonë pasdite dhe ishte e paqartë nëse do të futej në provë më vonë në gjyq.
Sulmi ndodhi përpara një kompleksi të fortifikuar shtëpish të quajtur “Zottola’s Court” pranë klubit të jahteve Locust Point.
Në një kthesë, ku ironikisht, në pllakat e varura në shtëpitë atje shkruante: “Themeli ynë është ndërtuar nga dashuria – forca jonë na mban të bashkuar” dhe “Muret tona janë ndërtuar të trasha – dashuria jonë për secilin është më e fortë”./FolDrejt/