Ndërsa në rrjetet sociale qytetarët po i shprehin qëndrimet e tyre në lidhje me testimet e rrugëve që sot i bëri Komuna e Prishtinës, një gazetar nga Kosova ka bërë thirrje që të ndalen edhe ezanët që thirren nëpër xhamitë e kryeqytetit, shkruan Fol Drejt.
Bëhet fjalë për Vullnet Krasniqin, i cili është i njohur për qëndrimet e tij kontroverse.
“Me bo nje test mi nal qeto ulerima arabe ka 5 here ne dit, keni me pa cfar xheneti osht” – ka shkruar ai, ndërsa kanë qenë të paktë atë që ia kanë pëlqyer e komentuar statusin.
Në postimin e tij në Facebook, ka pasur edhe komente që ia kanë kritikuar qëndrimin.
A. J një përdorues i këtij rrjeti ia ka kujtuar që ezanët janë lejuar në Gjermani, ndërsa ky po kërkon që një gjë e tillë të penalizohet në një vend ku banorët janë deklaruar në shumicë si muslimanë.
Qëndrimi i Krasniqit, nuk manifeston vetëm racizmin, por edhe urrejtjen ndërfetare, përkatësisht islamofobinë, do të thoshin njohësit e këtyre çështjeve./FolDrejt/