Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq bashkë me atë të Shqipërisë, Edi Rama, po qëndrojnë për vizitë në Ukrainë.
Ata kanë vizituar Borodianka, qytetin e shkaktërruar në fillim të pushtimit rus, transmeton fol Drejt.
Për vizitën e tyre Abazoviq shkroi edhe në një portim në Twitter, ku ndër të tjera ai u shpreh se së bashku me Ramën luten për paqe dhe qëndrojnë fort me ukrainasit.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Menjëherë pas mbërritjes sonë, ne vizituam Borodianka, një qytet i shkatërruar në fillim të pushtimit. Jemi dëshmitarë të kërdisë së shkaktuar nga lufta. Ne lutemi për paqe së bashku me Edi Ramën, duke qëndruar fort me qytetarët e Ukrainës”./FolDrejt/
Odmah nakon dolaska posjetili smo #Borodianka, grad koji je razoren na početku invazije. Svjedočimo paklu ratnog razaranja. Zajedno sa @ediramaal molimo se za mir i stojimo čvrsto uz građane #Ukraine🇺🇦. pic.twitter.com/Y5fIlrmCuo
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) June 15, 2022