Kryeministri i Republikës së Shqipërisë – Edi Rama, sot ka nisur një turne në vendet e fqinje. Fillimisht ai gjatë ditës vizitoi Shkupin, ndërsa që nga mesdita, po qëndron për një vizitë në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Duket që përderisa ndodhej në Shkup, veç zyrtarëve të lartë shtetëror, ai ka takuar edhe politikanin Ali Ahmeti.
Një çast i takimit të tyre është “ngrirë” në një fotografi. Besohet se në atë moment, ata po bisedonin me ish presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin, me të cilin, përherë kanë pasur një miqësi të veçantë.
Për më shumë, shihni foton:
Përndryshe, ftesa e Kryeministrit Rama për takim nga Kryeministri Albin Kurti, është refuzuar nga ky i fundit. Në opinionin publik ka shpërthyer debati nëse ky veprim ishte “i shëndetshëm për shqiptarët”, në këtë kohë kur Kosova po përballet me sanksione të vendosura nga bashkësia ndërkombëtare./FolDrejt/