Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është bërë riorganizimi i shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë.
Ai tha se, nëpërmjet saj, është reduktuar koha e pritjes dhe shujtat do të shërbehen, siç u shpreh ai, në kushte më të mira sanitare se më parë.
“Kryeqyteti ka bërë riorganizimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë, nëpërmjet së cilës është reduktuar koha e pritjes dhe shujtat do të shërbehen në kushte më të mira sanitare se më parë. Çdo ditë prej orës 13:00, për qytetarët në nevojë do të shpërndahen 500 shujta në këto dy pika: Qendra Kulturore Sociale e të Moshuarve – Aktash. Qendra Kulturore Sociale e të Moshuarve-Tophane”.
Ai gjithashtu njoftoi edhe se ka vizituar Qendrën Kulturore Sociale të të moshuarve në Lagjen Tophane.
“Bashkë me drejtoren e Mirëqenies Sociale, znj. Adelinë Sahiti, vizituam Qendrën Kulturore Sociale të të moshuarve në Lagjen Tophane, ku për pak kohë u bëmë pjesë e ekipit fantastik për përgatitjen e shujtave për servim”, ka shkruar tutje ai./KlanKosova/