Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës, po qëndron për vizitë zyrtare në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Rama është mirëpritur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me të cilin kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit.
Po ashtu ai pranoi nga Veliaj “Çelësin e Qytetit”.
Kryetari Rama e ka falënderuar homologun e tij shqiptar për mikpritjen, duke i thënë se mezi pret vizitën e tij në Prishtinë.
“Të Faleminderit për mikpritjen miku e vëllau im Erion Veliaj. Dy Kryeqytetet tona do të jenë gjithmonë simotra dhe do të hecim së bashku në zhvillimin dhe modernizimin e tyre për të mirën e qytetarëve tanë si dhe vendeve tona! Menxi pres të iu kthej mikpritjen tuaj!” – citohet të ketë thënë Rama./FolDrejt/