Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e shqiptarëve të Veriut.
Haradinaj shkroi për këtë në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Aleanca gjatë tërë historisë së saj politike kishte një qasje shumë të sinqertë ndaj rajonit të Mitrovicës. Në momentin që mora drejtimin e qeverisë, kjo pjesë e rëndësishme e Kosovës u vendos në prioritete të politikave qeveritare, ku orientuam mbi 121 milionë euro në projekte madhore.
Sot takova drejtuesit e degëve të Aleancës në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Albanik, Boletin e Çabër. Biseduam për aktualitetin politik, sfidat e organizmit si dhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake.
I sigurova për mbështetjen time të plotë, si në kohën kur Kosovës i kthyem Trepçën, i themeluam Ushtrinë dhe i fuqizuam Policinë që mbrojti rendin e ligjin në çdo cep të vendit.
Mitrovica jonë e zemrës, ka kuadro profesionale e me integritet, të gatshëm të bashkohen në familjen tonë politike, pasi që ishte Aleanca e cila më së shumti bëri kujdes për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të këtij rajoni”./FolDrejt/