Rexhep Selimi sot e feston ditëlindjen, shkruan Fol Drejt.
Ish – deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, me këtë rast, është vizituar nga familja e tij.
Bashkëshortja e tij Shqipe Selimi së bashku me dy fëmijët kanë vizituar Selimin në Hagë. Zonja Selimi e ka ndarë një foto në llogarinë e saj në Facebook, me ç’rast edhe i ka uruar ditëlindjen bashkëshortit të saj.
“Urime ditëlindja Rexhë! Gjithmonë ditëlindjet bashkë!” , ka shkruar ajo.
Selimi po qëndron paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /FolDrejt/