Dy pilotë izraelitë kanë humbur jetën dhe ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur pas rrëzimit të një helikopteri në Mesdhe, tha Shtabi i Përgjithshëm izraelit të martën në mëngjes, duke shtuar se po zhvillohen hetimet.
Helikopteri Atalef me tre anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në det të hënën mbrëma në Haifa, një qytet i madh në Izraelin verior, sipas një deklarate të ushtrisë. Ekipet e kërkim-shpëtimit, duke përfshirë anëtarë të Marinës izraelite, kanë filluar menjëherë operacionin.
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Ajrore izraelite, gjeneral brigade Amikam Norkin, njoftoi pezullimin e përkohshëm të të gjitha qendrave të trajnimit ajror pas aksidentit dhe udhëzoi një oficer të lartë për të hetuar “incidentin”.
Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të helikopterit./abcnews.al