Sipas BBC-së, bëhet fjalë për qytetin Svitlodars i cili ndodhet në distriktin Bakhmut të rajonit të Donetsk të Ukrainës. Marrja e kontrollit nga ushtria ruse e këtij qyteti, u konfirmua edhe nga autoritetet ukrainase, transmeton Fol Drejt.
Ushtria ruse hyri në qytet këtë mëngjes, tha kreu i administratës ushtarake të Ukrainës Svetlodar, Sergei Goshko.
“Ata janë duke varur një leckë në ndërtesën administrative”, tha Goshko, duke iu referuar flamurit ukrainas.
Donetsku është raportuar se është bombarduar brutalisht gjatë ditës së sotme, ndërsa rezistenca ukrainase po vijon./FolDrejt/