Rusia mund t’i shpallë luftë Ukrainës shumë shpejt. Forcat ruse po bëjnë prova për Paradën e Ditës së Fitores, e cila shënohet më 9 maj në Moskë, por Kremlini i ka mohuar zërat se po përgatitet për “Ditën e Madhe”.
Sipas Guardian, Rusia i ka hedhur poshtë këto spekulime: se do t’i shpallë luftë Ukrainës në ditët në vijim. Ato i ka cilësuar si “të pakuptimta” mes spekulimeve nga zyrtarët perëndimorë se Presidenti Vladimir Putin mund të përdorë Paradën e Fitores së 9 majit për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak.
Javën më parë, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha se parada e Moskës – një ngjarje vjetore që përkujton disfatën e nazistëve dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore mund të përdoret për të nxitur mbështetjen për një mobilizim masiv të trupave.
Megjithatë mbetet të shihet nëse Rusia do ta shfrytëzojë edhe zyrtarisht këtë datë, për t’i nxitur trupat drejt një fitoreje të madhe./FolDrejt/