Takimi i mbrëmshëm në Bruskel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare, shkruan Fol Drejt.
Reuters, Euronews, Euroactiv, France24, DW etj kanë qenë disa prej mediave që kanë raportuar për takimin e mbrëmshëm.
Ato shkruajnë se palët në parim janë pajtuar, por që kanë më shumë nevojë për bisedime, përkatësisht për ta jetësuar atë që është arritur në letër.