Artileria e rëndë ruse, ndodhet në kufijtë e Ukrainës. Përkundër paralajmërimeve të shteteve perëndimore dhe thirrjes për dialog, Kremlini zyrtar ka refuzuar të urdhëroj tërheqjen e trupave.
Ndërsa situata është tensionuar edhe më shumë, duket se opsioni i vetëm i rusëve është pushtimi i Ukrainës. Ushtria e kësaj të fundit, nuk ka qëndruar duarkryq, ajo ka vendosur të stërvisë civilët brenda 24 orëve, duke u dhënë armë edhe fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve.
Kështu qytetarët, burra e gra të çdo moshe, po mësojnë të qëllojmë me armë, transmeton Fol Drejt.
AP ka publikuar një seri fotosh ku shihen se si qytetarët po armatosen, pa dallim moshe, ndërsa ende nuk dihet epilogu përfundimtar i tensioneve ruso-ukrainase./FolDrejt/