Siç njofton policia, sot nga zyrtarët policorë në dy raste të ndara, janë arrestuar 4 persona të dyshuar për kanosje dhe janë sekuestruar tri armë zjarri, transmeton Fol Drejt.
Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.
“Sot në një lokal në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, nga njësite të stacionit policor, pas një mosmarrëveshje dhe ekspozimit të armëve, është arrestuar një person i dyshuar për veprën kanosje, si dhe i është sekuestruar një armë zjarri e tipit Zoraki dhe një karikator.
Po ashtu në të njëtin lokal, është sekuestruar edhe një armë e tipit TT me një karikatorë dhe 6 fishekë, përderisa dyshuari (i identifikuar nga ana e policisë), ndodhet në arrati”, bën të ditur policia për rastin e parë.
Ndërkaq, rasti i dytë, i cilësuar si kanosje, ka ndodhë me datën 03.01.2023, në fshatin Miradi e ulët të Fushë Kosovës.
Siç bën të ditur tutje policia, lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona të dyshuar.
“Sot, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer kontrolli në shtëpinë e personave të dyshuar dhe objekte përcjellëse, ku policia ka arrestuar tre personat e dyshuar dhe ka sekuestruar:
-një armë zjarri Ak-47,
-3 karikatorë
-2 fishekë etj.
Personat e arrestuar në të dyja rastet me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, theksohet tutje në njoftim./FolDrejt/