Kryeministrja e Republikës së Serbisë Ana Brnabiq, po qëndron për një vizitë në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Vizita e saj është paralajmëruar qysh dje nga vetë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë një konference për shtyp.
Brnabiq e ka në plan t’i vizitojë komunat e veriut të Kosovës.
Ajo tashmë ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut, e shoqëruar nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Një numër i madh i qytetarëve serbë, kanë dalë për ta pritur me pankarta që mbajnë mbishkrime të ndryshme.
“Serbët e Kosovës gjithmonë prapa shtetit të Serbisë dhe kryeministres së tyre”, ishte një nga pankartat që serbët i mbanin në duar./FolDrejt/