E tërë vëmendja e tifozëve të futbollit është përqendruar në Katar. Por disa kombëtare nuk janë kufizuar vetëm te sporti. Kombëtarja serbe është njëra prej tyre, ajo e ka shfrytëzuar rastin t’i provokojë shqiptarët e Kosovës, për ç’gjë kanë shpërthyer reagime të shumta, shkruan Fol Drejt.
Veç Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila njoftoi se ka paraqitur ankesë në FIFA, ndaj një gjesti të kombëtares serbe, kanë reaguar edhe institucione e personalitete të shumta.
Ministri i Kulturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës Hajrullah Çeku, ka reaguar pasi në zhveshtoren e lojtarëve të Serbisë në Katar, të enjten është vendosur një flamur ku shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, me mbishkrimin: Nuk ka dorëzim!
Ministri Çeku në një reagim nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter këtë veprim e ka cilësuar si të turpshëm:
“Pamje të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale ndaj Kosovës, teksa shfrytëzojnë platformën e Kupës Botërore. Presim veprime konkrete nga FIFA duke marrë parasysh se FFK-ja është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s.”/FolDrejt/
Disgraceful images from #Serbia locker room, displaying hateful, xenophobic and genocidal messages towards #Kosova, while exploiting #FIFAWorldCup platform.
We expect concrete actions from @FIFAcom considering that the @FFK_KS 🇽🇰 is a full FIFA and UEFA member. pic.twitter.com/xwu6i0j7dG
— Hajrulla Çeku (@HCeku) November 25, 2022