Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore, pas më pak se tri vjetësh udhëheqje, pas fitores së bujshme të konservatorëve, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Ai do të qëndrojë si kryeministër në detyrë, derisa të zgjidhet zëvendësuesi i tij.
Johnson është përshkruar shpesh si karakter kontrovers, ndërsa karrigia e tij filloi të luhatet gjatë kohës së pandemisë, kur u publikuan fotot gjatë një banketi, në kohën kur kufizimet ishin të detyrueshme për secilin qytetar.
Ky rast u cilësua si skandal, çka çoi në një varg dorëheqjesh, për të përfunduar me atë të Johnsonit.
Fotot në vijim përshkruajnë shkëlqimin dhe rënien e tij si politikan: