Sipas New York Post, një djalë 14-vjeçar nga Teksasi u mbyt në një aksident trafiku që policët thonë se ishte shkaktuar nga një shofer i dyshuar i dehur, i cili sapo ishte liruar nga burgu me kusht, raporton Fol Drejt.
Të premten që iku Mason Nelson ishte duke hipur në një Jeep me tre adoleshentë të tjerë dhe një të rritur, rreth orës 18:00, kur vetura e bardhë Toyota e 28-vjeçarit Keith Brazier u përplas me të tyren.
Ai ishte duke shkuar për ta ndjekur një kurs praktike bejsbolli në Galveston.
Përplasja me shpejtësi të lartë në Avenue O dhe 41st Street, la të vdekur studentin e parë të shkollës së mesme Ball dhe plagosi rëndë dy pasagjerë të tjerë në Jeep./FolDrejt/