Përshkallëzohen tensionet në Moldavi, pas arrestimit të ish-presidentit dhe liderit të opozitës pro-ruse Igor Dodon, në kuadër të hetimeve nga Prokuroria Kombëtare për luftën kundër korrupsionit.
Sipas raportimeve të mediave moldave Dodon akuzohet ndër të tjera për korrupsion dhe tradhti të lartë, por gjithësesi lajmet që u publikuan pë rmbajtjen e tij në qeli për 72 orë, rezultojnë kontradiktore pasi fillimisht u konfirmuan nga prokurori i përgjithshëm në largim i Moldavisë, por që u përgenjështruan nga uebsajte të ndryshme informacioni.
Një ngjarje kjo që ka vënë sërish në qendër të vëmendjes përcarjen e vendit: mes palës pro ruse dhe asaj pro europiane, në një moment që përshkallëzohet shqetësimi për një sulm të mundshëm rus nga kufiri ukrainas
Një grup mbështetësish dhe kundërshtarësh të ish-presidentit u mblodhën jashtë rezidencës së tij në kryeqytetin Kishinau, ku policia po kryente një kontroll, pak para se të kryente arrestimin: dy grupet pothuajse u përplasën, përpara se Dodon të shoqërohej jashtë dhe të futej në furgonin e policisë.
Partia e Dodonit – president nga viti 2016 deri në 2020, me marrëdhënie të ngushta me Rusinë e Vladimir Putinit – aktualisht kontrollon 22 nga 101 vendet në parlamentin moldav dhe është forca kryesore, në koalicion me Partinë Komuniste.
Dhjetra mbështetës të ish-kreut të shtetit u mblodhën edhe jashtë Parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Duke komentuar ndalimin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov foli hapur për persekutimin e simpatizantëve të Moskës, ndërsa siguroi se ai nuk do të ndërhynte në punët e Kishinevit./abcnews.al