Një lokal ku këndohej karaoke, është kapluar nga zjarri në Papuan Perëndimore të Indonezisë.
Sipas raportimeve të mediave, nga zjarri kanë humbur jetën 19 persona.
A nightclub in #Indonesia‘s West Papua province burned after two groups clashed inside the building and 19 people were killed, officials said Tuesday.https://t.co/rpxeUmdr4p
— The Hindu (@the_hindu) January 25, 2022
Policia indoneziane ka thënë se njëra nga viktimat është goditur me thikë dhe 18 të tjerët janë bllokuar brenda lokalit të natës “Double O”, ku sipas autoriteteve ka shpërthyer zjarri gjatë përplasjes, transmeton Fol Drejt.
Ary Nyoto Setiawan, Shefi i Policisë Metropolitane të Sorong, tha se zjarrfikësit gjetën 11 trupa së bashku.
“Përplasjet mes të rinjve në qytete janë normale, por kjo është e para me kaq shumë viktima.”
Ai tha se incidenti vdekjeprurës në vendin e argëtimit në Sorong ishte ende nën hetim ndërkohë që mund të rritet numri i të vdekurve./FolDrejt/