Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur në zonën e pushtuar të Melitopolit, në Zaporozhzhia. Bëhet fjalë për një tren të blinduar rus me dhjetë vagonë dhe me rezervuare karburanti, shkruan Fol Drejt.
Shpërthimi i fuqishëm është ndjerë në të gjitha zonat e qytetit.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ende nuk dihet nëse ka pasur viktima.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë shtabi i mbrojtjes së rajonit në Telegram, raportuar nga Ria Melitopol dhe media të tjera ukrainase.
“Një shpërthim në largësi i një treni të blinduar të pushtuesve rusë është kryer në zonën e fabrikës së mishit Melitopol”, kanë raportuar mediat ukrainase.
Nga pala ruse, ndërkaq, nuk ka pasur ndonjë reagim./FolDrejt/