U.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Fehmi Hoti, priti në takim zyrtar delegacionin e Asociacionit Shqiptaro Amerikan për Zbatim të Ligjit (AALEA), të kryesuar nga z.Elton Shametaj, transmeton Fol Drejt.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë takim të pranishëm ishin edhe stafi i lartë menagjues i Policisë së Kosovës si dhe bashkëpunëtor nga shoqata Shqiptaro Amerikane, pjesë e së cilës janë zyrtarë policorë nga shtete të ndryshme të SHBA-së.
Pjesë e diskutimeve ishin tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë, bashkëpunimit ndërmjet shoqatës dhe Policisë së Kosovës, shkëmbimit të përvojave policore si dhe vazhdimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellët.
Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi u shkëmbyen dhurata dhe rekuizita, përfshirë mirënjohje nga Shoqata AALEA për ICITAP-in amerikan./FolDrejt/