Një shtëpi të moshuarish në Spanjë është përfshirë në flakë gjatë natës. Si pasojë kanë humbur jetën të paktën 5 persona.
“Ka pesë viktima dhe njëmbëdhjetë persona të shtruar në spital për shkak të tymit”, njoftuan shërbimet e urgjencës në Valencia.
Zjarri ka rënë rreth orës 23:20 në komunën Moncada duke detyruar të evakuohen të gjithë banorët.
Zjarrfikësit të cilët ishin alarmuar mbërritën në vendngjarje për të zbuluar se zjarri ishte plotësisht i përhapur në njërin krah të ndërtesës. Ekuipazhet shkuan menjëherë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shpëtuar 25 banorët e bllokuar në pallat. /abcnews.al