Indonezia e më pas Ishujt Solomon në Paqësor në Oqeanin Paqësor, pranë rajonit jugperëndimor të Malango-s, janë goditur nga një tërmet me magnitudë 7 gradësh, shkruan Fol Drejt.
Përreth 20 sekonda lëkundjet kanë qenë shumë të forta, sipas raportimeve, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka pasur viktima. Fillimisht rreziku i cunamit, sipas autoriteteve, ishte i lartë, ndaj edhe banorëve pranë bregdetit u është sugjeruar të lëvizin në një zonë më të sigurt. Megjithatë, shërbimi meteorologjik i ishujve më vonë hodhi poshtë paralajmërimin.
Honiara got rocked by m7.0 earthquake. pic.twitter.com/CZk6JCbAeY
— John Muria (Jnr) 🇸🇧 (@Jnr_Muria) November 22, 2022
Tërmeti goditi vendin pas orës 13:00 me orën lokale (02:00 GMT), në një thellësi prej 15 km (9 milje) dhe 18 km në jug-perëndim të bregut sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së./FolDrejt/