Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat kufitare me Serbinë vazhdon të ketë fluks të madh të automjeteve, transmeton Fol Drejt.
Numri i veturave është shtuar për shkak të bashkatdhetarëve që po vijnë t’i kalojnë pushimet në Kosovë, por edhe i atyre që po kthehen.
Në regjistrimet e fundit të kësaj qendre të orës 06:38 pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut në Muçibabë dhe Stançiq.
Në vendkalimin kufitar në Muçibabë, në dalje të Kosovës, qytetarët po presin deri në një orë e gjysmë për të hyrë në Serbi.
Ndërkohë në dy vendkalimet kufitare më të frekuentuara me Serbinë, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë nuk ka pritje të gjata.
Në Merdar po pritet rreth 30 minuta në dalje dhe rreth 10 minuta për të hyrë në Kosovë.
Për më shumë, shihni tabelën: