Zyra e Francesco Canizzaro, e cila ndodhet në zonën Reggio Calabria në Itali, është qëlluar me armë zjarri, shkruan Fol Drejt.
Sipas mediave vendore, sulmi ka qenë i rrufeshëm, ndërsa është përsëritur tri herë. Sipas raportit zyrtar të policisë, përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
“Plumbat kapën orenditë dhe fotelet” – thanë zyrtarët policor.
Ngjarja ka ndodhur vetëm 1 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Itali, të cilat do të zhvillohen në 25 shtator. Cannizzaro është një figurë politike e shquar në regjion.
Ka qenë rreth orës 21:00 e së martës së 23 gushtit dhe në atë kohë, deputeti në largim i Forza Italia dhe kandidati për uniniminal në zgjedhjet e ardhshme të 25 shtatorit, ishte në shoqërinë e bashkëpunëtorëve dhe disa prej zgjedhësve të tij. Plumbat thyen xhamin dhe mund të kishin goditur të pranishmit. Dy persona thuhet se kanë qëlluar, të cilët kanë mbërritur nëpërmjet Borrace, rruga që kalon pranë selisë së këshillit rajonal të Kalabrisë, ndoshta me një motoçikletë. Në atë kohë nuk kishte shumë njerëz në rrugë shkruan Corriere, me armë zjarri.
Për fat të mirë, ky sulm i befasishëm, ka kaluar pa ndonjë pasojë serioze. Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/