Reshjet e dendura gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në disa komuna të Kosovës.
E ndër më të prekurat ka qenë komuna e Skenderajt, në të cilën reshjet e shumta kthyen rrugët në lumenj, teksa pa dëme materiale nuk shpëtuan as pronat e banorëve.
Ndërkaq, siç shihet nga pamjet që ka publikuar deputetja e kësaj komune, Ganimete Musliu, të paprekura nga vërshimet nuk kanë mbetur as shkollat e kësaj komune.
Në fotografitë që ka publikuar Musliu, shihet se oborret e dy shkollave të mesme, gjimnazit “Hamëz Jashari” dhe shkollës teknike “Anton Çeta”, janë mbushur me ujë, duke u kthyer kështu në “liqene”.
Probleme me përmbytje pati edhe Mitrovica e Istogu, ndërkaq nuk shpëtuan as Podujeva, Prishtina e edhe Drenasi./FolDrejt/