Policia e Kosovës u ka kërkuar qytetarëve bashkëpunim për kapjen e dy të dyshuarve për tentim vjedhje në një market të Prishtinës.
Përmes një postimi në facebook, Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Siç njofton tutje policia, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, tentim vjedhje,që ka ndodhur në shtator të vitit 2022, në zyrat e një marketi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë./FolDrejt/