Forcat speciale të Rusisë i vendosën një bombë në trup një qeni pasi thuajse vranë duke e goditur. Qëllimi, sipas raportimeve, ishte që të vriste civilët ukrainas që do të shkonin ta shpëtonin.
Spetsnaz GRU, ndërsa operonte në veri të qytetit të Makariv-it i vendosën një bombë qenit në mënyrë që ata që donin ta shpëtonin të “hidheshin” në erë bashkë me të.
Besohet se këto forca speciale kanë arritur që të depërtojnë në qytetin ukrainas pranë Kievit në mënyrë që të përhapin frikë mes banorëve.
Asnjë nuk e di se ku ekzaktësisht po operojnë GRU-të, por një ushtar britanik i angazhuar pranë Brigadës Ndërkombëtare të Ukrainës thotë se ushtarët janë duke u hequr si punonjës të ndihmës së shpejtë. Qeni i quajtur “Fox” u shpëtua nga ekspertët e eksplozivëve të cilët u njoftuan nga fshatarët që vunë re se diçka nuk po shkonte me katërputroshin. /abcnews.al/