Autori i krimit është një ukrainas, shkruajnë mediat turke. Ai therri me thikë dy fëmijët e tij si dhe plagosi edhe bashkëshorten, shkruan Fol Drejt.
Ngjarja horror ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Antalia të Turqisë.
Burri 38-vjeçar me origjinë ukrainas, ka vrarë ne thikë dy fëmijët e tij 6 dhe 4 vjeç.
Sipas dëshmive, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit (me orën lokale), kur autori, i cili kishte shkuar në Turqi me familjen pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ka pasur një debat të ashpër me bashkëshorten, të cilën e sulmoi me thikë.
Bija e tij gjashtë vjeçare dhe djali katër mbetën të vdekur në vend. Thuhet se ukrainasi ishte pedagog i ekonomisë në një universitet në Kharkov.
Ai u arrestua si i akuzuar për vrasje me paramendim./FolDrejt/