Mariglen Muhametaj, 37 vjeçar, dyshohet se e ka mbytur në mënyrë brutale babanë e tij, shkruan Fol Drejt.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mallakastër të Shqipërisë.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Greshicë të Mallakastrës. I dyshuari ka qenë në kërkim pasi pas krimit ai u largua menjëherë nga banesa, ndërsa policia u vu në ndjekje të tij.
Ky është njoftimi i policisë:
Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M.
Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”./FolDrejt/