Gjatë të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Teksasin jugor, kanë mbetur të vdekur 19 fëmijë dhe 2 të rritur, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Një 18-vjeçar i njohur si Salvatore Ramos, i armatosur deri në dhëmb, hapi zjarr në shkollën fillore Robb në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit, shkruan Fol Drejt.
Sipas hetuesve, i dyshuari ishte i armatosur me një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë.
Në bilancin tragjik, sipas autoriteteve, janë përfshirë edhe dy të rritur. Sipas Guvernatorit Greg Abbott , njëri nga të dy ishte mësues.
Sulmi në shkollën fillore Robb në qytetin latin të Uvalde ishte sulmi më vdekjeprurës në një shkollë në SHBA që kur një person i armatosur vrau 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur në Sandy Hook Elementary në Newtown, Connecticut, pothuajse një dekadë më parë.
“Zemra ime është thyer sot,” tha Hal Harrell, mbikëqyrësi i distriktit shkollor, duke njoftuar se të gjitha aktivitetet e shkollës u anuluan deri në njoftimin e dytë. “Ne jemi një komunitet i vogël dhe do të kemi nevojë për lutjet tuaja për ta kapërcyer këtë.”
Javë më parë, një person i armatosur hapi zjarr në një supermarket në Buffalo të Nju Jorkut, duke vrarë 10 persona me ngjyrë. Zyrtarët e kanë cilësuar atë sulm një krim urrejtjeje./FolDrejt/