Sipas mediave amerikane, katër persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë në një spital në Oklahoma të ShBA-ve.
Sipas CBSNEWS policia ka konfirmuar se autori i dyshuar, i cili ishte i armatosur me kallashnikov dhe pistoletë, ka mbetur gjithashtu i vdekur, transmeton Fol Drejt.
Sipas policisë, ata mbërritën në Spitalin St Francis për tre minuta, gjë që ata thonë se siguruan që numri i të vdekurve të mos ishte më i lartë.
Veç viktimave janë konfirmuar edhe të lënduar të shumtë. Duke folur në një konferencë për shtyp të mërkurën, zëvendës shefi i policisë Eric Dalgleish tha: “Tani për tani kemi katër civilë të vrarë, bashkë me autorin e krimit.”
Ai tha se vrasësi, i cili ende nuk është identifikuar, ka pësuar plagë vdekjeprurëse me armë zjarri, të cilat besohet se janë vetëshkaktuar. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me një motiv të mundshëm të sulmit. /FolDrejt/