Fermerë të shumtë serbë po protestojnë në disa qytete në serbi, të pakënaqur nga mënyra se si ata po trajtohen nga institucionet shtetërore, transmeton Fol Drejt.
Sipas mediave serbe rrugët janë bllokuar pranë Pançevës dhe Pozharevcit, ndërsa një pjesë e tyre kanë marshuar në qendër Novi Sadit, Zrenjaninit dhe Suboticës.
Fermerët nuk arritën marrëveshje dje në takimin me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, për këtë arsye sot, në disa qytete të Serbisë nisën protestat pak para orës 12:00.
Traktorë morën pjesë në protestën e sotme në Suboticë. Fermerët erdhën me makineritë e tyre në qendër të qytetit, ku parkuan në rrugën Strosmajerova pranë bashkisë. Ata theksojnë se këtu do të qëndrojnë deri të enjten dhe nëse nuk plotësohen kërkesat, të premten do të nisen për në Beograd.
Sipas Danas, kolonat e traktorëve kanë lëvizur përgjatë autostradës Zrenjanin në shenjë proteste kundër refuzimit të qeverisë serbe për të ndihmuar fermerët duke hequr akcizën për karburantet dhe duke rritur subvencionet për fermerët dhe blegtorët./FolDrejt/