Shpirti i Sania Khan po kalonte nëpërmjet një drame familjare, kur mori guximin që historinë e saj ta ndante me shumë njerëz nëpërmjet TikTokut. Mirëpo, jo gjithçka shkoi siç duhet, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Çantat e saj ishin të mbushura. Ajo ishte gati të çlirohej.
21 korriku do të ishte dita kur Sania Khan, 29 vjeçe, do të duhej të largohej nga Chicago, Illinois dhe trauma e një marrëdhënieje që shkoi keq, të mbetej prapa, për të filluar një kapitull të ri si e pamartuar në vendlindjen e saj në Chattanooga.
Por po at ditë kur pritej ta bënte këtë rrugë, ajo u kthye në shtëpi në Tenesi, e shtrirë në një arkivol.
Tri ditë më parë, oficerët e kishin gjetur Khan të pajetë, pranë derës së përparme të godinës së Çikagos që ajo e kishte ndarë dikur me burrin e saj të larguar Raheel Ahmad, 36 vjeç. Ajo kishte një plagë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës, ndaj u shpall e vdekur në vendngjarje.
Me të mbërritur policia, Ahmedi ia kishte kthyer armën edhe vetes, duke u vetëvrarë.
Sipas raportit të policisë, i cili u publikua edhe në Chicago Sun-Times, dyshja “po kalonin nëpër një proces divorci” dhe Ahmad, i cili kishte shkuar të jetonte në një shtet tjetër pas vendimit që kishin marr për ndarje, kishte udhëtuar rreth 700 milje për në shtëpinë e tyre të mëparshme, “për të shpëtuar martesën”.
Vrasja e tmerrshme si dhe vetëvrasja, ishte kapitulli i fundit tragjik në jetën e Khanit, një fotografe e re pakistanezo-amerikane, e cili kohët e fundit ishte njohur në platformën e mediave sociale të TikTokut si një zë për gratë që luftojnë traumën e martesës dhe stigmën e divorcit në komunitetin e Azisë Jugore./FolDrejt/