Policia indiane ka formuar një njësi të posaçme hetimore për të hetuar vdekjen e Ankita Kumarit, e cila u lye me vajguri nga dritarja e shtëpisë së saj ndërsa ishte duke fjetur dhe iu vu flaka të martën e kaluar.
Ajo vdiq më vonë në spital nga plagët e rënda të djegies.
Burri që kreu krimin e tmerrshëm është arrestuar bashkë me personin që furnizonte benzinën.
I akuzuari u fotografua duke buzëqeshur në paraburgimin e policisë, vetëm disa orë pasi 19 vjeçarja vdiq, transmeton Klankosova.tv.