Uebi zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT), aktualisht i ka fshirë kontaktet në rubrikën Divizioni për Komunikim, raporton Fol Drejt.
Nuk dihet nëse deri te kjo situatë ka ardhur për shkak të ndonjë problemi teknik, apo për arsye se ky departament ka mbetur pa zyrtarë që e kryejnë këtë detyrë.
Fol Drejt ka kontaktuar MAShTI-in dhe zyrtarët për informim kanë dhënë sqarime pse ka ardhur deri te kjo situatë:
“Ueb faqja e Ministrisë ështe duke u ridizajnuar. Jemi detyruar ta lëshojmë në përdorim pa përfunduar komplet, për shkak se ueb faqja e vjetër është mbyllur për shkak të sigurisë nga ASHI.”
Për më shumë, lexojeni lajmin në vijim:
Pas lajmit të Fol Drejt, përgjigjet MAShTI: Ueb faqja e ministrisë është duke u ridizajnuar