Disa punonjës në Chervonohrad, rajoni i Lviv-it në Ukrainë kanë nisur çmontimin e statujës së një ushtari sovjetik. Statuja ishte e vendosur në kompleksin Flaka e Përjetshme, që u krijua nga autoritetet sovjetike.
Sipas raporteve, këshilli i qytetit vendosi të çmontojë memorialin në fillim të këtij muaji. Ndërsa ky është një nga tre monumentet që do të hiqen.
Procesi i “de-komunizimit” në Ukrainë u legalizua me një sërë ligjesh në vitin 2015. Por lëvizjet janë përshpejtuar kohët e fundit.
Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me statujën pasi të hiqet./FolDrejt/