Futbollisti turk, Ahmet Yilmaz Calik ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti me makinë.
27-vjeçari ishte duke e vozitur veturën në autostradë kur e humbi kontrollin dhe bëri aksident të tmerrshëm, siç raportohet nga mediat turke sot.
Shërbimet e urgjencës janë nisur drejt aksidentit, por Çalik është shpallur i vdekur në vendngjarje në rrethana rrëqethëse.
Çalik ishte i vetmi person në makinë në momentin e përplasjes, transmeton Gazeta Express.
‘Fanatik’ ka publikuar tani pamje të veturës në të cilën gjendej Calik.
Mbrojtësi pati tetë paraqitje me ekipin e Turqisë në vitet 2015-17 ndërsa së fundmi ishte pjesë e Konyasporit.