Rastet e sulmeve kibernetike janë rritur së fundmi në Kosovë.
Ndaj këtyre sulmeve thuajse imun nuk është askush, as qytetarët, bizneset e madje as institucionet e Kosovës.
Një përvojë të hidhur me sulme kibernetike e pati edhe Smajl Çekaj, vëllau i komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Çekaj.
Ai në një intervistë për Klankosova.tv ka treguar se si në emër të tij është kërkuar para për shërim.
“Po është e vërtetë, më 6 prill kam qenë cak i këtij sulmi. Së pari më është bllokuar faqja e Facebookut dhe Messengeri. Pas disa minutash kanë filluar telefonatat që gjoja se unë kam kërkuar para për mbulimin e shpenzimeve në spital. Dikush në emrin tim ju ka shkruar disa miqve, familjarëve se kinse unë jam i sëmurë me COVID-19 dhe po kërkojë para për shërim”.
Çekaj thekson se nga ky rast viktimë kanë rënë katër persona të afërm duke arritur që t’ua marrin afro katër mijë euro.
“Para në emër timin janë kërkuar nga shumë miq dhe të afërm. Por, si viktimë kanë rënë katër persona. Nga tre prej tyre është arritur të merren nga 1 mije euro derisa njërit 900. Me sa e di deri më tani nuk është identifikuar apo arrestuar askush”.
Vëllau i Sali Çekajt thotë se rastin e ka paraqitur edhe në polici në Deçan dhe në Gjermani.
E për këtë të fundit ofron edhe dëshmi.
“Po, në momentin e sulmit kam qenë në Kosovë. Më 6 prill ka ndodhur rasti. Është rikthyer më 7 prill dhe ka funksionuar deri në mbrëmje. Dhe nuk kam arritur ta rikthej derisa kam ardhur në Gjermani”.
“Rastin e kom paraqit edhe në polici në Deçan më 8 prill. Rastin e kam paraqitur edhe në Gjermani”.
Smajl Çekaj ka ofruar edhe dëshmi të disa nga bisedat.
Se ka pasur rritje të sulmeve kibernetike kohëve të fundit e konfirmon edhe eksperti i