Burim Zeka, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndodhet në një gjendje kritike.
Fondacioni “Avni Hyseni”, ka bërë apel për ndihmë, në llogari të tij, raporton Fol Drejt.
“Te nderuar Bamires kerkohet ndihm urgjente per ushtari dhe veterani i UÇK-se Burim Zeka nga Skenderaji vuan nga semundja e rend TUMORI SPINAL te njejtit i duhet operim urgjent jasht vendit dhe me kerkes te familjes Zeka nga Drenica (Skenderaji) Fondacioni i drejtohet Bamiresve per mbeshtetjen e tyre pershkak te gjendjes se rend ekonomike dhe pamundesin e sigurimit te shumes se kerkuar 45.210€ nga Spitali ne Turqi” – thuhet në apelin e publikuar në rrjetet sociale, nga ky fondacion.