Mbrëmë gjatë mesnatës është vrarë Pal Kola, 60 vjeçar, roje e godinës së Top Channel, transmeton Fol Drejt.
Policia ka identifikuar një veturë, e cila që dyshohet se është e autorëve që sulmuan gjatë natës godinën e Top Channel, duke lënë të vdekur rojën e sigurisë u gjet e djegur disa orë më pas ngjarjes në autostradën e Kavajës.
Po ashtu, sipas policisë, mësohet se makina dhe targat ishin të vjedhura. Këto të fundit, janë vjedhur një muaj më parë.
“Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Në makinë ndodheshin dy armë kallashnikovë, me të cilat autorët ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri pumbash drejt godinës së televizionit kombëtar.
Armët janë dërguar në laboratorin shkencor për t’u krahasuar me të dhënat e policisë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
Kjo ngjarje e rëndë është dënuar nga institucionet më të larta dhe politika në vendin tonë, që kërkojnë zbardhjen dhe vënien pra përgjegjësisë sa më shpejt për autorët./FolDrejt/