Një incident ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Bukuresht të Rumanisë.
CNN u referohet burimeve të agjencisë shtetërore ruse TASS, sipas të cilave, një veturë është përplasur me portat e ambasadës ruse në Bukuresht të Rumanisë, transmeton Fol Drejt.
Po sipas këtyre burimeve, incidenti ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale, tha TASS, duke cituar Radio Romania.
Sipas radiostacionit në fjalë, vetura më pas ka marrë flakë.
Ndërsa trafiku është kufizuar dhe forcat e rendit po e hetojnë rastin, është konfirmuar edhe vdekja e shoferit./FolDrejt/