Sarah Friedman, biologe, bashkë me ekipin e saj, ka gjetur peshq të tejdukshëm në ujërat e Alaskës, transmeton Fol Drejt.
Bëhet fjalë për një lloj kërmilli me njolla, që shihet rrallë.
Been hoping to see one of these in person for a long time! Blotched snailfish (Crystallichthys cyclospilus) pic.twitter.com/RHxvxAeTog
— Sarah Friedman, PhD (@sarahtfried) June 19, 2022
“Shpresoja për një kohë të gjatë të shihja një nga këto personalisht! Kërmill me njolla”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Twitter.
Friedman, e cila është e specializuar për peshq dhe punon në këtë sektor në Administratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA), u shpreh se u ndje e lumtur për këtë gjetje të rrallë.
Se ka peshq të tejdukshëm, prej kohësh e ka ditur, është shprehur biologia, por në ekspeditën e fundit, sipas saj, kanë koleksionuar disa ekzemplarë:
“Ne gjetëm katër ose pesë deri më tani, gjatë javëve të kërkimit” – tha ajo.
Fotografitë e peshqve të bëra nga dora e saj, tashmë kanë pushtuar rrjetin./FolDrejt/
https://www.youtube.com/watch?v=6u4WDkfThH0&ab_channel=KNOWLEDGEISPOWER