Edhe Hashim Thaçi, ish president dhe ish kryeministër i Republikës së Kosovës, qe përballur me fenomenin e barrikadave gjatë kohës sa qëndroi në pushtet, shkruan Fol Drejt.
Thaçi, cili tani po gjykohet nga Gjykata e Hagës, nën dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës, më 4 shkurt 2017 ai premtonte që:
“Kosova është e pandalshme dhe më s’do të ketë barrikada dhe mure, por vetëm ura që na bashkojnë.”
Ndërsa 9 vite më parë, në një mbledhje të qeverisë, në cilësinë e kryeministrit, ai shprehej:
“Tanimë lëvizja e lirë ka shënuar progres, jashtëzakonisht të theksuar, tani policia dhe doganjerët e Kosovës lëvizin lirshëm” – atëbotë duke premtuar heqjen e barrikadave në mënyrë të plotë.
Ndërsa po përballemi me të njëjtin fenomen, sot është pritur që me mëngjes të eliminohen të gjitha barrikadat e vendosura dhe të lirohen rrugët për qarkullim. Deri më tani, nuk ka raportime për eliminimin e tyre./FolDrejt/