Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ukrainën. Mediet e huaja raportojnë se është ekzekutuar me armë zjarri djali i deputetit ukrainas, Vyacheslav Sobolev.
Siç raportohet nga mediet botërore, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës së deputetit, duke lënë të vdekur djalin e tij 3-vjeçar. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në qendër të Ukrainës, Kiev.
Në timon, në momentet kur është sulmuar makina, ka qenë Vyacheslav Sobolev, biznesmen dhe njëherësh deputet i Kuvendit rajonal. “Pasi u plagos vogëlushi, ai ndërroi jetë në autoambulancë rrugës për në spital”, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Ukrainës.

(Deputeti me bashkëshorten)