Lisandro Martinez u lëndua gjatë ndeshjes mes Manchester United dhe Sevilla në Old Trafford. Pak çaste pasi Sevilla reduktoi rezultatin në 1:2, Martinez po kontrollonte topin kur papritur ra në terren dhe e kapi këmbën. Asnjë kontakt nuk i parapriu dëmtimit të tij.
Menaxheri i skuadrës Erik Ten Hag vlerësoi pas ndeshjes se lëndimi ishte i rëndë dhe spekuloi se United mund të jetë pa ndihmën e tij në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Europa League në Sevilla, ku do të përpiqet të kthejë një barazim 2:2 në fitore.
Ajo që ka gëzuar mediat botërore dhe përdoruesit e rrjeteve sociale është fotoja e realizuar pak çaste pas dëmtimit të argjentinasit të United dhe pak para se të dërgohej nga stadiumi në dhomën e zhveshjes me barelë.
“Një mësim në lojën e ndershme”, disa media e përshkruajnë momentin kur lojtarët e Sevillas, Gonzalo Montiel dhe Marcos Acuna, përndryshe bashkëlojtarë të Martinezit nga kombëtarja e Argjentinës, nxjerrin jashtë fushës një shok të dëmtuar të skuadrës kundërshtare, transmeton Fol Drejt.