Një shofer, i njohur për autoritetet për shkeljet në trafik, ka shkaktuar rrëmujë të shtunën mbrëma, duke i goditur disa automjete me veturën e tij, në Manhattan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Fol Drejt.
Sipas dëshmitarëve okularë, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes duke lënë prapa një rrëmujë, me xhama të thyer dhe vetura të goditura.
Nissan Murano i kuq i tij, goditi dy vetura rreth orës 22:15, më pas pushoi në Rrugën 111 midis rrugës së dytë dhe të tretë, për t’u përplasur në fund me një Honda CRV gri, duke u futur nën të, siç tregojnë fotot nga vendi i ngjarjes.
Më vonë policia konfirmoi se Nissani i tij i braktisur, kishte regjistruar 23 shkelje në qytet, duke përfshirë 13 tiketa për shpejtësi në zonën shkollore dhe një për kalim rruge në kohën e semaforit të kuq./FolDrejt./