Një person është dënuar me marrje të patentë shoferit, gjobë dhe pikë negative pas një kundërvajtjeje të shkaktuar në trafik.
Rasti ka ndodhur dje, në Gjilan, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, në pikën e kontrollit të automjeteve në rrugën Gjilan-Ferizaj kanë hasur në një kundërvajtës duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëzet e pesë (125) km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) eurove, i është konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej një (1) viti dhe pesë (5) pikë negative./FolDrejt/