Gazetari Freddy Roman u qëllua për vdekje ndërsa ndodhej në veturën e tij në Guerrero të Meksikës, shkruan Fol Drejt.
Sipas Reuters, personat që e qëlluan ishin me motoçikletë.
Besohet se gjithçka të bëjë me rastin e zhdukjes së 43 studentëve në vitin 2014. Pak orë para vrasjes së tij, Roman kishte publikuar një status në llogarinë e tij në Facebook, i cili i referohej bashkëpunimit të zyrtarëve lokalë në zhdukjen e këtyre studentëve. Javën e kaluar, një raport i qeverisë për incidentin e përshkroi zhdukjen e 43 të rinjve në shtetin e Guerrero në shtator 2014 si një “krim shtetëror”.
Duke cituar një dëshmitar Romano tha në artikullin e tij se në kohën e ngjarjeve u zhvillua një takim midis katër zyrtarëve, përfshirë ministrin meksikan të drejtësisë Jesus Murillo Caram dhe ish-guvernatorin e Guerreros.
Kjo nuk është vrasja e parë e një gazetari në Meksikë.
Kolumnisti Fredid “Fredy” Roman u zu në pritë të hënën pasdite në qytetin Chilpancingo nga sulmues të armatosur me një motoçikletë, sipas mediave lokale.
Vdekja e Roman vjen pas vrasjes së të paktën tre gazetarëve të tjerë meksikanë këtë muaj dhe të paktën 18 të tjerëve deri më tani këtë vit, sipas organizatës për të drejtat e njeriut Neni 19./FolDrejt/